“Betimi për Drejtësi” trajton temën e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

foto per emision
Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 16, 2020

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” këtë shtunë prej orës 20:10 minuta në RTK1, do të trajtohet tema e “Pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.  Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është parakusht  për zhvillimin e demokracisë lokale. “Betimi për Drejtësi” trajton temën e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit të komunave. Cilat janë sfidat dhe praktikat e mira të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje? Sa janë të vetëdijshëm qytetarët për të drejtat, mundësitë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin e buxhetimit? Sa i kushtojnë rëndësi komunat sigurimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje? Çfarë mund të bëhet më shumë?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili ju jep përgjigje pyetjeve që ndërlidhen me procesin e planifikimit të buxhetit, ku do të flasin të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.