“Betimi për Drejtësi” të shtunën transmeton hulumtimin “Rihapja e kundërligjshme e procedurës në Gjykatën e Pejës?”

Emisioni
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 8, 2019

 


Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, për një rast të rihapjes së kundërligjshme të procedurës në Gjykatën Themelore në Pejë.

Si ka ndodhur që në rastin e një qytetari të luhet “ping-pong” me vendime, pas të cilave ka pasuar njëherë arrestimi i tij, pastaj lirimi i tij dhe pastaj sërish arrestimi i tij ?

Cilat kanë qenë shkeljet ligjore të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, në procedimin e një rasti penal, për të cilin palët ngritin shqetësime se përveç kundërligjshmërisë, dyshojnë në falsifikime të procesverbaleve ?

Pse kanë heshtur Gjykata dhe Prokuroria në këtë rast ?

Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Për të gjitha këto dhe më shumë, na ndiqni në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili transmetohet të shtunën, duke filluar nga ora 20:15, në RTK1.