“Betimi për Drejtësi” sonte transmeton hulumtimin për “Gjykimin e veteranëve mashtrues”

Peje
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 16, 2019

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, për gjykimin e “veteranëve mashtrues”.

“Veteranët mashtrues” njihen në publik sidomos prej ngritjes së aktakuzës së ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili kishte përgatitur aktakuzën ndaj profilit të lartë për mashtrimet me veteranët e rrejshëm.

Lëndët që kanë qenë në kompetencë të Prokurorive Themelore, Elez Blakaj ua kishte dërguar atyre me mijëra dosje për t’i hetuar veteranët mashtrues.

Njëra ndër Prokuroritë, e cila kishte pranuar dosje të tilla ishte Prokuroria Themelore në Pejë, e cila kishte marrë në trajtim 17 mijë dosje të veteranëve të deleguara nga PSRK.

Sa aktakuza ka ngritur deri më tash Prokuroria e Pejës ?

Çfarë dënimesh ka shqiptuar Gjykata e Pejës, për disa nga rastet e trajtuara ?

A po mbrohet interesi publik nga prokurorët dhe gjykatësit ?

Si ka ndodhur që të lejohet dëmtimi i buxhetit të shtetit ?

A janë marr parasysh rekomandimet e Institutit të Kosovës për Drejtësi lidhur me këto raste ?

Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Për të gjitha këto dhe më shumë, na ndiqni në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili transmetohet të shtunën, duke filluar nga ora 20:15, në RTK1.