“Betimi për Drejtësi” sonte trajton qasjen selektive të Prokurorisë në raport me avokatët

50218587_373755336517959_436958749945495552_n
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 9, 2019

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për qasjen selektive të Prokurorisë Themelore në Pejë, në raport me avokatët.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë, ishte iniciuar një rast i aksidentit në trafik, në të cilin ishin zhvilluar edhe negociata lidhur me pranimin e fajësisë.

Si ka shkuar procedura dhe negociatat për arritjen e kësaj marrëveshjeje? Kush ka hedhur dyshime se kjo prokurori ka qenë selektive ndaj avokatëve? Si ka ndodhur që gjatë negociatave, kjo prokurori ka pranuar kushtet për marrëveshjen e pranimit të fajësisë me avokatin e dytë, kurse të njëjtën e kishte refuzuar nga avokati paraprak i palës akuzuese?

Si ka ndodhur që kjo prokurori brenda 24 orësh ka ndërruar qëndrim lidhur me këtë marrëveshje dhe çfarë thotë prokurori i rastit e zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” transmetohet të mërkurën prej orës 21:15 në RTK1.