“Betimi për Drejtësi” shfaq dokumentarin ekskluziv nga SHBA “Sinjalizuesit e korrupsionit” (video)

“Betimi për Drejtësi”

Prishtinë, 3 dhjetor 2019 – Emisioni “Betimi për Drejtësi” do të shfaq dokumentarin ekskluziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”.

Kosova ka një vit që e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe qëllimi i realizimit të këtij dokumentari, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, është vetëdijësimi për praktikat e mira të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mobilizuar të gjithë akterët institucional, zyrtarët publikë dhe punësuarit në sektorin privat për të luftuar keqpërdorimet përmes sinjalizimit.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” do të shfaq praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa shtete në ShBA, si në Washington DC, New York, Chicago dhe Miami.

Në këto katër shtete të SHBA-së janë intervistuar protagonistë sinjalizues të korrupsionit, aktiviteteve tjera kriminale dhe shkeljeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë hulumtues.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” do të shfaqet prej orës 20:00 në RTK1, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shënohet me 9 dhjetor 2019, ditën e hënë, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2019”, aktivitet tradicional që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë