“Betimi për Drejtësi” së shpejti në RTK1 (VIDEO)

Author

Së shpejti në Televizionin Publik të Kosovës, do të filloj të transmetohet një emision i ri, i cili do të trajtoj tema që kanë të bëjnë me çështjet e drejtësisë. Siç bënë të ditur njëri nga krijuesit e këtij emisioni, gazetari Betim Musliu, ky emisioni do të quhet “Betimi për Drejtësi” dhe do të trajtoj tema rreth sundimit të ligjit. Raportim i portalit www.veriu.info rreth paralajmërimit për fillimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” në RTK1.

Prill 7, 2014

Ja njoftimi i Betim Musliut në Facebook:

“Betimi për Drejtësi” është emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit, i cili prodhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) – organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).

Ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” përbëhet prej një stafi profesional dhe me përvojë në fushën e gazetarisë dhe drejtësisë, i cili mundëson realizimin e emisionit, duke respektuar të gjitha standardet profesionale të gazetarisë për të trajtuar sa më profesionalisht temat rreth sundimit të ligjit. Përmes storieve hulumtuese, analitike si dhe debatit në studio emisioni “Betimi për Drejtësi” synon të ngritë në diskutim publik problemet në fushën e sundimit të ligjit. “Betimi për Drejtësi”, transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës në kanalin RTK1./Veriu.info/

Shih raportin e plotë në portalin www.veriu.info