“BETIMI PËR DREJTËSI” INTERVISTON KANDIDATËT PËR KRYEPROKUROR TË SHTETIT

“Betimi për Drejtësi”

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqeni se si po zhvillohet gara për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Ndiqni intervistat me kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit? Çfarë thonë ata? Cilat janë mangësitë kryesore të sistemit prokurorial? A pajtohen me Gjykatën Speciale? Si do ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin? Si do të mbahen prokurorët llogaridhënës?

Ndiqeni intervistën me ekspertin juridik z. Dastid Pallaska. Sipas tij, çfarë pritet dhe çfarë Kryeprokurori i duhet Kosovës? Mbi çfarë kritere duhet të përzgjidhet Kryeprokurori i ri? Cilat sfida e presin Kryeprokurorin e ri?

“Betimi për Drejtësi” do të transmeton rubrikat e rregullta në “Në Kërkim” dhe “Në Fokus”.

“Betimi për Drejtësi”, transmetohet të martën prej orës 20:10 në RTK1, ndërsa repriza pas një jave në mesditë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë