“Betimi për Drejtësi” interviston Elez Blakaj për ndërhyrjet në aktakuzën Pronto

Author
Shtator 18, 2018

Prishtinë – Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj, i cili gjendet aktualisht në ShBA. Intervista dinamike me njeriun më të përfolur javëve të fundit në Republikën e Kosovës është ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë ishte biseduar për aktakuzën e veteranëve. Në pjesën e dytë do të ndiqni një përmbledhje të reagimeve në lidhje me aktakuzën e veteranëve, e cila është dërguar e ndryshuar në Gjykatë dhe më pas intervista do të fokusohet tek ndërhyrjet e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi në aktakuzën e rastit Pronto. Çfarë po ndodhë me aktakuzën e veteranëve të dërguar nga Prokuroria Speciale në Gjykatë? Pse është ndryshuar aktakuza e prokurorit Blakaj? Si janë futur emrat e veteranvëve të vërtetë në aktakuzë? Çfarë thotë Blakaj e çfarë Prokuroria? Çfarë thotë prokurori i dorëhequr Elez Blakaj për kërcënimet, presionet dhe ndërhyrjet në hetimin e rastit të Prontos? Si Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka ndërhyrë në rastin e Pronto dhe çfarë provash ekzistojnë për ndërhyrjet e tij? Për të gjitha këto dhe më shumë, të mërkurën prej orës 21:15, në RTK1, ndiqeni pjesën e dytë të intervistës me Elez Blakaj në emisionin “Betimi për Drejtësi”.