“Betimi për Drejtësi” interviston Enver Hasanin, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni intervistën ekskluzive me Enver Hasanin, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
A është nënshtruar Gjykata Kushtetuese ndaj ndikimeve politike? A është kapur nga politika? A është fajtore Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e bllokut? Si komentohet koncepti i shumicës parlamentare? Si komentohet diskrecioni i Presidentes për herë të dytë për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë? A ishin vendimet e kësaj gjykate përcaktuese për krijimin e koalicionit PDK-LDK? Për pesë muaj rresht me çfarë presionesh është përballur Kryetari Hasani dhe familja e tij? Çfarë thotë Hasani për komentet e analistëve të bëra gjatë këtyre pesë muajve? Si komentohet kushtetutshmëria e pranisë ndërkombëtare në Gjykatën Kushtetuese? Çfarë po ndodhë me rastin e gjykatësit Kadri Kryeziu? Si komentohen vendimet për rrëzimin e dy Presidentëve të Shtetit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeprokurorit të Shtetit, Kryetarëve të Komunave dhe vendimet e tjera?
Për të gjitha këto dhe më shumë, të mërkurën prej orës 20:15 minuta, drejtpërdrejtë në RTK, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.