“BETIMI PËR DREJTËSI” HULUMTON NDARJEN E DYSHIMTË TË DREJTËSISË NË NJË RAST TË GRABITJES

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin  “Betimi për Drejtësi” për drejtësinë e dyshimtë të ndarë në një rast të grabitjes me armë dhe me maska. Ekipi i emisionit ka hulumtuar këtë rast për të vërtetuar nëse të dënuarit e gjykatës – Vullnet Berisha dhe i mituri Beshi – janë grabitësit e vërtetë, që po vuajnë burgun apo grabitësit e vërtetë gjenden në liri? Çfarë zbulohet nga përmbajtja e një audio-incizimi, ku bisedojnë dy të dënuarit për këtë grabitje? Çfarë marrëveshje kanë pasur Vullnet Berisha dhe Beshi, që ata të mbrohen në heshtje? Pse sipas audio-incizimit, Beshi nuk e ka pranuar që ka marrë pjesë në grabitje së bashku me dy persona të tjerë? Çfarë marrëveshje kishte Beshi me Vullnetin për të zbuluar grabitësit e vërtetë? Pse nuk patën asnjëri guxim të zbulojnë se kush janë dy grabitësit e tjerë?

Gjatë këtij hulumtimi, do të ndiqni se si janë zhvilluar hetimet e prokurorisë dhe policisë për zbulimin e kësaj grabitje? Çfarë provash dhe dëshmish janë siguruar nga prokuroria për zbulimin e këtij rasti? Pse nuk janë siguruar të gjitha provat që vërtetojnë pretendimet e të dënuarit Vullnet Berisha për alibi? A është bërë identifikimi i grabitësve nga i dëmtuari, në mënyrë të drejtë dhe të saktë, sipas dispozitave ligjore? Çfarë thotë i dënuari Vullnet Berisha dhe avokati i tij? Çfarë thonë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë?
Të gjitha këto do t’i ndiqni të mërkurën në emisionin “Betimi për Drejtësi”, prej orës 20:10 minuta, ndërsa reprizën të nesërmen në mesditë.
Gjatë emisionit si zakonisht do të ndiqni se kush janë tre prej personave më të kërkuar nga organet policore, rubrikën e rregullt “Në Kërkim”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë