“Betimi për Drejtësi” diskuton për bashkëpunimin e institucioneve në luftimin e krimit
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar në luftimin e krimit. Çfarë bashkëpunimi ekziston për të ndjekur dhe gjykuar personat e dyshuar? Çka po ndodhë me personat e dyshuar me shumë identitete? Cili është bashkëpunimi juridik ndërkombëtar? Pse nuk po arrestohet Xhabir Zharku? A ka dështuar sistemi i drejtësisë në rastin e të dënuarës Leme Xhema? Ku gjendet vrasësi i Diana Kastratit dhe çfarë po bëhet për arrestimin e tij? Sa është e gatshme Policia e Kosovës që anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare? Cili është rasti më i suksesshëm që e ka inicaur Policia e Kosovës që ndërlidhet me krim të organizuar dhe krim transnacional? Sa kanë besim institucionet ndërkombëtare që të ndajnë informacione me Policinë e Kosovës për të luftuar kriminalitetin? A ka Kosova sistem përmes të cilit e zbaton reciprocitetin me shtetet e tjera? Pse politikanët dhe biznemenët e fuqishëm po mbesin të paarritshëm për drejtësinë kosovare? Si ndahet drejtësia në rastet kur bëhet fjalë për pushtetarët? Për të gjitha këto ndiqni intervistat me z. Veton Elshani, Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit dhe z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës. “Betimi për Drejtësi” të mërkurën prej orës 21:00 minuta, ndërsa repriza të nesërmen në mesditë.