Ndiqeni drejtperdrejt debatin në emisionin “Betimi për Drejtësi” për korrupsionin në Kosovë.
Pse nuk po zgjidhen rastet e korrupsionit nga prokurorët? Pse nuk po ndiqen peshqit e mëdhenj? Pse nuk ka dënime ndaj zyrtarëve të korruptuar? Pse nuk ka konfiskim të pasurive të fituara përmes krimit? Për të gjitha këto ndiqni debatin e drejtpërdrejt në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë: Laura Pula, Koordinatore Nacionale Kundër Korrupsionit në Prokurori të Shtetit, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Shaip Havolli, Shef i Hetimeve të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
“Betimi për Drejtësi” drejtpërdrejt të martën prej orës 20:10 minuta, ndërsa repriza pas një jave në mesditë.