“Betimi për Drejtësi” debaton për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

“Betimi për Drejtësi”

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqeni sesi prokurorja Drita Hajdari e cila e lëshoi debatin e kaluar, ka kërkuar vetë që të anulohet vendimi i saj i kundërligjshëm? Si ajo ka amnistuar rreth gjysmë milioni euro tatim? Si e ka pranuar ajo gabimin tek kryeprokurori? Si filluan hetimet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor për këtë vendim të kundërligjshëm, pas transmetimit të emisionit “Betimi për Drejtësi”? Pas transmetimit të emisionit, si rifilluan hetimet penale për gjysmë milioni euro tatim të amnistuara në mënyrë të kundërligjshme nga Drita Hajdari?

Në vazhdim të emisionit do të debatohet për konfisikimin e pasurisë së paligjshme në Kosovë.
Për të debatuar për këto tema mysafirë të Betim Musliut janë:
Sali Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit në Prishtinë dhe
Shqipdon Fazliu, Koordinator Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike.

Gjatë emisionit ndër të tjera do të transmetohen rubrikat “Në Kërkim” dhe “Në Fokus”. Emisioni “Betimi për Drejtësi”, transmetohet të martën prej orës 20:10 në RTK1, ndërsa repriza pas një jave në mesditë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë