“Betimi për Drejtësi” debaton drejtpërdrejtë për mos-luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni sonte drejtpërdrejtë emisionin “Betimi për Drejtësi” për mos-luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Cila është performanca e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë? Pse një numër i madh i zyrtarëve të lartë të shtetit nuk e kanë deklaruar pasurinë? Nuk kanë çfarë të deklarojnë apo po e fshehin pasurinë e tyre? Cilat janë rezultatet konkrete të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka mandat ekskluziv në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë? Sa po zbatohet Plani i Veprimit të Sistemit Prokurorial për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit? A janë rastet e korrupsionit, të cilat janë në punë, reprezentative për korrupsionin e vërtetë, i cili zhvillohet në Kosovë? Çfarë veprimesh konkrete po merren nga institucionet e drejtësisë dhe agjencitë që e zbatojnë ligjin për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë? Pse nuk ka konfiskim të pasurive të paligjshme ?
Për të diskutuar për mungesën e rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, sonte kam ftuar mysafirët e mi, të cilët janë:
Hasan Preteni
Agjencia Kundër Korrupsionit
Ariana Qosaj Mustafa
KIPRED
Ali Rexha
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Si zakonisht, do të ndiqni tre prej personave më të kërkuar prej organeve policore, në rubrikën e rregullt “Në Kërkim”.
“Betimi për Drejtësi”, sonte drejtpërdrejtë prej orës 20:30 minuta në RTK1, ndërsa repriza të enjten në mesditë.
“Betimi për Drejtësi” çdo të mërkurë, prej orës 20:30 minuta në RTK1.