“Betimi për Drejtësi” debaton drejtpërdrejtë për Gjykatën Speciale

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni sonte drejtpërdrejtë emisionin “Betimi për Drejtësi” për Gjykatën Speciale.  Çfarë do të thotë për Kosovën krijimi i Gjykatë Speciale? Çfarë juridiksioni do të ketë kjo gjykatë dhe si do të funksionojë ajo? Kush do të ndiqet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale dhe sa do të jetë numri i atyre që do të përfshihen në akuza? Sa e dëmton Gjykata Speciale sistemin e drejtësisë në Kosovë? A preket juridiksioni dhe sovraniteti i shtetit nga kjo gjykatë? A do të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut nga Gjykata Speciale? Si do të ndikon kjo gjykatë në imazhin e Kosovës? A do të kalojë Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës? Si qëndrojnë votat e deputetëve në Kuvend? Çka nëse nuk do të kalojë ?

Për të diskutuar për këtë temë mysafirë të Betim Musliut janë:

Besnik Berisha, Këshilltar për çështje ligjore i Kryeministrit
Besnik Krasniqi, Gazetar
Xhavit Jashari,  Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së
Hydajet Hyseni, Lëvizja Vetëvendosje

“Betimi për Drejtësi” sonte (e mërkurë) prej orës 20:30 minuta në RTK1, ndërsa repriza të enjten në mesditë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë