“Betimi për Drejtësi” debaton drejtpërdrejt për bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar në luftimin e krimit
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar në luftimin e krimit, të mërkurën, drejtpërdrejt prej orës 20:15 minuta në RTK1.
Cilat janë problemet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë? Cilat janë problemet në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar? Si arrestohen ushtarët e UÇK-së me fletë arreste ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia? Çka po ndodhë me ekstradimet? Sa ndikon profesionalizmi i policisë, prokurorisë dhe gjykatave në realizimin e arrestimeve ndërkombëtare? Ku është i dënuari Xhabir Zharku? Pse ende nuk arrestohet në Suedi? A është Zharku i paarritshëm për drejtësinë kosovare? Si ndikon mungesa e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Europol dhe organizatat tjera ndërkombëtare?
Për këto tema do të debatojnë:
Veton Elshani – Drejtor i ILECU-t në Kosovë
Armend Hamiti – Koordinator për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Prokurori Themelore të Prishtinës
Vehbi Kashtanjeva – Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe
Arbër Gegaj – Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministri të Drejtësisë
“Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, drejtpërdrejt prej orës 20:15 në RTK1, ndërsa repriza të nesërmen në mesditë.