Betimi për Drejtësi 278: Drejtësia e paarritshme për viktimat e vrasjeve
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin rreth drejtësisë së paarritshme për viktimat e vrasjeve.
- A besojnë familjarët e viktimave se këto raste do të marrin epilog të drejtë?
- Si trajtohen rastet e vrasjeve nga ana e prokurorëve?
- Pse po ngecin këto lëndë gjatë trajtimit në gjykata?
- Cili është rekomandimi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, që këto raste të trajtohen me më shumë efikasitet?
Për këto më shumë, ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Drejtësia e paarritshme për viktimat e vrasjeve”, i cili transmetohet në KTV, TV Arta dhe “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi