Betimi për Drejtësi 263: Vendimi skandaloz i Këshillit Prokurorial

Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar mbi vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin, prokurorja Ferdane Sylejmani, tre muaj para pensionimit detyrohet të ndjekë trajnime për shkak të performancës së saj të pamjaftueshme.

Ky vendim është marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor 2021, për shkak të vlerësimit të përgjithshëm të performancës si “i pamjaftueshëm”.

Sipas vendimit të Këshillit, bazuar në Rregulloren për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, prokurorja Ferdane Sylejmani do të ndjekë trajnime të detyrueshme për temat e propozuara nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës.

Prokurorja Sylejmani është prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Këtë trajnim ajo do ta ndjekë tre muaj para pensionimit.

Ky vendim i Këshillit Prokurorial që të trajnojë prokurorë, të cilët dalin në pension, po vlerësohet si skandaloz nga shumë akterë.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë “Betimi për Drejtësi”, i cili vjen çdo të shtunë me Betim Musliun në KTV dhe TV Arta nga ora 20:00. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë