BASHKIM KOSUMI DËNOHET ME 200 EURO GJOBË PËR DHËNIE TË RYSHFETIT

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Bashkim Kosumi i akuzuar për veprën penale “dhënia e ryshfetit”, pranoi fajësinë dhe u dënua me dënim me gjobë në shumë prej 200 euro, të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj. I akuzuari Kosumi pranimin e fajësisë e bërë që në shqyrtimin fillestar.

Kosumi akuzohej se më 8 dhjetor 2016, rreth orës 21:00, në rrugën magjistrale Prishtinë –Ferizaj në mënyrë të drejtëpërdrejtë iu ka dhënë dhuratë personave zyrtar që të mos kryejnë një veprim në pajtim me detyrat zyrtare, në atë mënyrë që zyrtarit policor të trafikut rajonal Agron Gashi dhe Besim Rashiti me rastin e ndaljes së të pandehurit, i cili ishte duke drejtuar kamionin e firmës së tij “Ex-trans” kanë kërkuar dokumentacionin për kontroll të rregulltë, me ç’rast i pandehuri së bashku me dokumentacionin – patent shoferin dhe lejen e qarkullimit i ka bashkëngjitur edhe një kartëmonedhë në shumë prej 5 euro me qëllim që personat zyrtar të mos kryejnë detyrat zyrtare.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë