Bashkim Hyseni: Kemi vetëm një gjykim të profilit të lartë të korrupsionit

I intervistuari:Bashkim HYSENI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Author

Betim MUSLIU

Shkurt 5, 2016

Ferizaj, Nëntor, 2015 – “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, rreth zbatimit të Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Gjatë intervistës Kryetari është sfiduar rreth zbatimit të të gjitha obligimeve që ka Kryetari dhe gjykatësit në trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Kryetari Hyseni ka thënë se në Gjykatën Themelore të Ferizajt është duke u zhvilluar vetëm një proces  gjyqësor që i takon profilit të lartë të korrupsionit, ndaj një kryetari të komunës. Sipas Hysenit, pjesa tjetër e lëndëve të korrupsionit, pjesa dërrmuese janë lëndë të profilit të ulët dhe eventualisht profilit të mesëm. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni.