BASHKË RRETH “QENGJIT” PROKURORË, GJYKATËS E POLITIKANË

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “qengjin” i cili bashkoi Kryeprokurorët, Kryetarët e Gjykatave dhe Nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë kësaj jave “Betimi për Drejtësi” ka raportuar për një ndej të shtruar mirë, në të cilën shihen Kryeprokurorët, prokurorët, Kryetarët e Gjykatave me nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi. Përtej asaj që shihet në foto, “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar arsyen e kësaj ndeje, në të cilën ka shkuar koka e një qingji. Mësoni më shumë rreth kësaj ndeje në Boge, në të cilën organizator ishte Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj. Do të ndiqni se cilat janë të rejat e fundit, për të cilat kishte arsye për festë? Kush janë miqtë në foto, që udhëheqin Gjykata, të cilët kanë punësuar në Gjykatë, mbesën e Kryeprokurorit Kurmehaj? Çfarë thonë protagonistët e kësaj fotoje miqësie në të cilën janë Kryeprokurorët e Prokurorive, Kryetarët e Gjykatave dhe nënkryetari i PDK-së? A lejohet që në këso ndeja të bashkohen miqtë e politikës me gjykatësit, prokurorët, policët e biznesmenët? A ka shkelje të kodit të etikës apo diçka ma shumë? Çfarë thotë Zyra e Prokurorit Disiplinor, e cila po merret me shqyrtimin e këtij rasti? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni sonte edhe debatin me mysafirët e Betim Musliut, të cilët janë:
– Albana Merja, Grupi për Studime Juridike dhe Politike
– Arton Demhasaj, Organizata Çohu dhe
– Parim Olluri, Drejtor i Gazetës Online Insajderi.

Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit, të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë