BALLAFAQOHEN DY TË AKUZUARIT PËR MARRJE TË RYSHFETIT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të martën, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj Hysni Qahilit dhe Burim Berishës, të akuzuar për marrje të ryshfetit.

Ky proces gjyqësor zhillohet sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, sipas së cilës, më 31 janar 2015, në cilësinë e personave zyrtarë puntorë të “KEDS” në Viti, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë shkuar në picerin” Kastri” prone e Kastriot Ahmetit, dhe i kanë kërkuar ryshfet me shumë prej 200 euro, që të mos e gjobisin për vjedhjen e energjisë elektrike.

Në seancën e së martës, janë marrë në pyetje të akuzuari i akuzuari Hysni Qahili. Në pytjen e avokatit, Begzad Hajrullahu, Qahili tha pasi e kanë konstatuar se Kastrioti ishte duke e vjedhur energjinë elektrike, kanë biseduar me të dhe kanë arritur marërveshje që Kastrioti t’ja jep 200 euro, që të mos e shkruajnë në procesverbal për keqpërdorim të energjisë elektrike. Ndërsa në pyetjen e prokurorit i akuzuari tha se paratë i ka marrë që t’i ndaj me Burimin dhe për këtë ishin marrë vesh me herët. I akuzuari deklaroi se arsyeja pse kanë shkuar te lokali i Kastrioti ka qenë mos pagesa energjisë elektrike.

I akuzuari tjetër, Burim Berisha, në pyetjen e avokatit, Masar Morina, tha se nuk e pranon veprën penale se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe asnjëherë nuk kishte biseduar për një gjë të tillë me të akuzuarin tjetër  për marrje të ryshfetit dhe ai tha se nuk ka qenë në njohuri për një veprim të tillë. I akuzuari Burim Berisha tha se nuk kishte nevojë për ato para pasi kishte kushte  të mira ekonomike.

Kryetari i trupit gjykues merr aktvendim që të bëhet ballafaqimi i të akuzuarit Burim Berisha, me të akuzuarin Hysni Qahili, nën rrethanat se a kishte marrëveshje në mes të akuzuarve për të kërkuar shumën e të hollave nga i dëmtuari Kastriot.

Pas ballafaqimit të bërë në mes të akuzuarve Hysni dhe Burim, i akuzuari Hysni duke e shikuar të akuzuarin Burim tha se ishte e vërtetë se kanë pasur marrëveshje për të kërkuar nga i dëmtuari shumë prej 200 euro.Ndërsa i akuzuari Burim duke e shikuar  të akuzuari Hysni, tha se nuk është e vërtetë se kanë pasur marrëveshje për një gjë të tillë dhe nuk kishte njohuri se Hysniu, ka kërkuar nga i dëmtuari të holla dhe për këtë betohet.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë