BAFTI GOLIQI DËNOHET ME DY MUAJ BURGIM ME KUSHT PËR VEPRËN PENALE “HEQJA APO DËMTIMI I VULAVE OSE SHENJAVE ZYRTARE”

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Bafti Goliqi, i akuzuar për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave ose shenjave “, u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatje prej dy muaj.  Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Goliqi u shpall të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga gjykatësja individuale Hakile Ilazi. Tani i dënuari Goliqi me aktgjykimin e shpallur u lirua nga shpenzimet procedurale dhe paushalli gjyqësor pasi që i njejti deklaroi se është shfrytëzues i ndihmave sociale, e për të cilën si provë prezentoi kartonin social.

I pandehuri pas pranimit të fajësisë për veprën penale që ngarkohej deklaroi se këtë është detyruar t’a kryejë për shkak të kushteve shumë të rënda ekonomike dhe që nuk kishte mundësi që të kryej pagesën e faturave për shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Bafti Goliqi sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj më 9 qershor 2015 akuzohej se me datë 11 mars 2014 deri me datë 14 mars 2014 në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë  Komuna e Kaçanikut, në njëhsorin e tij elektrik i ka dëmtuar vulat zyrtare – bllomba, të cilën e kanë vendosur punëtorët e autorizuar të KEDS-it Distrikti në Ferizaj, pas disa ditëve është shkyqur përsëri nga rrjeti elektrik dhe është pllombuar me bllombat nr.D7032336 me qëllim të sigurimit të njëhsorit elektrik pronhë e të pandehurit, kështu që ka dëmtuar pllombat dhe është rikyqur paautorizim në rrjetin elektrik.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë