Avokati shtetëror në pushim vjetor, shtyhet seanca në rastin ku zyrtari policor po kërkon pagesën e të ardhurave personale

Raporton: Genta PAJAZITI

VitiËshtë shtyrë për një datë tjetër seanca e paraparë që të mbahet të premten në rastin ku paditësi A.V, zyrtar i policisë së Kosovës e ka paditur MPB-në, konkretisht Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, për pagesën e të ardhurave personale.

Shtyrja e kësaj seance ka ardhur si rezultat i kërkesës së bërë nga avokatura shtetërore, konkretisht avokatit shtetëror Muharrem Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti, me anë të parashtresës ka thënë se kërkojnë shtyrjen e kësaj seance, pasi që avokati shtetëror, i cili është i caktuar të përfaqësojë këtë lëndë, është në pushim vjetor dhe për shkak të numrit të madhe të seancave në këtë datë nuk mund të zëvendësohet.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 13 shtator 2022.

Ndryshe, në padinë e ushtruar me 13 qershor 2019 thuhet se paditësi A.V. qenë në marrëdhënie pune me palën paditur që nga  data 17.01.2005., në pozitën e zyrtarit policor patrollues të Policisë së Republikës se Kosovës në Stacionin Policor në Kllokot, derisa me Vendimin e komisionit të brendshëm disiplinor te Policisë së Kosovës i është shqiptuar masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës dhe i janë ndërprerë të ardhurat personale që nga muaji shkurt 2017.

Sipas padisë Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti me Aktgjykimin C.nr.80/2017 të datës 11.10.2017. i vërtetuar me anë te Aktgjykimit CA.nr.5203/2017 të datës 21.01.2019. ka miratuar padinë e paditësit A.V, ka anuluar Vendimin e Komisionit për Ankesa nr. 035-KA-D/2017 i datës 22.02.2017, si i kundërligjshëm dhe në të njëjtin drejtim e ka detyruar të paditurën që paditësi ta kthej në vendin e mëparshëm të punës ose në ndonjë Stacion tjetër përkatës, me orar të plotë brenda 7 ditëve prej plotëfuqishmërisë së atij Aktgjykimi.

Tutje në padi thuhet se pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimi të Gjykatës së Apelit, paditësi është kthyer me 07 mars 2019 në vendin e punës në të njëjtën pozitë por në vend të ndryshëm nga i mëparshmi, ku ndër të tjera e paditura ka qenë ligjërisht e obliguar që e njëjta paditësit të i’a kompensoj edhe të ardhurat personale nga data 02.03.2017 gjerë më 07.03.2019 në kohën kur i njëjti është kthyer në vendin e tij të punës.

Andaj me anë të kësaj padie po kërkon që të aprovohet kërkesëpadia e paditësit A.V., Zyrtar i Policisë së Kosovës dhe obligohet e paditura Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës dhe që paditësit të i kompensoj të ardhurat personale të papaguara prej muajit shkurt 2017 e deri më 07 mars 2019 deri në pagesën definitive., në shumë që do te vërtetohet me ekspertizë financiare, si dhe të ia kompensoj shpenzimet procedurale, të gjitha në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit nën kanosjen e përmbarimit. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë