Avokati Mahmut Halimi pinë duhan në korridor të Gjykatës

Raporton: Gzim SHALA

Vushtrri – Avokati Mahmut Halimi ka pirë duhan brenda hapësirës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Duhan ka pirë të mërkurën para fillimit të një seance gjyqësore, e cila nuk filloi me kohë.

Avokati Halimi, po pinte duhan në korridor, duke mos e përfillur ligjin dhe njoftimin publik përmes shenjës përkatëse, përmes së cilës ndalohet pirja e duhanit. Tymin e duhanit nuk ia ka prishur as polici, i cili ishte në korridor dhe në afërsi të tij. Megjithatë, Halimi është munduar të mos shkaktojë shumë dëme përmes pirjes së duhanit. Ai është skajuar tek dritarja, të cilën e kishte hapur për të dalë tymi i duhanit.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë