Avdullah Hoti e shkarkon Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Lajmi i fundit
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Tetor 16, 2020

Prishtinë – Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalajn, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në  komunikatë.

“Betimi për Drehtësi” ka provuar që të marë një prononcim nga Rashit Qalaj rreth shkarkimim të tij, por i njëjti deri më tani nuk është përgjigjur. /BetimipërDrejtësi