Asnjë i akuzuar i profilit të lartë të korrupsionit në Gjykatën Themelore në Gjakovë

I intervistuari:Vaton DËRGUTI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë
Author

Betim MUSLIU

Shkurt 7, 2016

Gjakovë, Nëntor 2015 – “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Dërguti, rreth zbatimit të Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Gjatë intervistës Kryetari Dërguti ka thënë se në këtë gjykatë, Prokuroria Themelore e Gjakovës, nuk e ka ngritur asnjë aktakuzë kundër asnjë profili të lartë të korrupsionit përfshi prokuror, gjykatës apo kryetar komune. Të gjitha rastet ekorrupsionit në punë, sipas Dërgutit, janë raste të profilit të ulët dhe eventualisht raste të profilit të mesëm. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Dërguti.