Arton Demhasaj: S’mund të priten ndjekje e korrupsionit nga prokurorët e politizuar

“Betimi për Drejtësi”

Duke folur për aferën “Pronto” dhe ndikimet politike në drejtësi, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” deklaroi që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, nuk mund të jetë i paanshëm. Demhasaj për emisionin “Betimi për Drejtësi” tha që pjesë e ndikimeve politike është edhe Kryeprokurori Lumezi, për të cilin nuk mund të thuhet se është i pandikueshëm politikisht. Sipas tij, kjo vërtetohet edhe nga procesi i emërimit të Lumezit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Për të parë arsyet tjera të Demhasajt rreth një konstatimit të tillë, ndiqni deklaratën e tij.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë