Arrihet marrëveshje gjyqësore për kompensimin e dëmit 800 euro nga kompania për aksidentin

Raporton: Genta PAJAZITI

Viti – Është arritur marrëveshje gjyqësor mes përfaqësuesit të paditësit Q.I. dhe Kompanisë së Sigurimeve “Dukagjini”, për kompensimin e dëmit në vlerë prej 800 euro.

Fillimisht, përfaqësuesi i paditësit Q.I., avokati  Visar Musa dhe përfaqësuesi i Kompanisë së Sigurimit “Dukagjini”, Nexhmedin Demolli propozuan që kjo çështje kontestimore të zgjidhet me anë të pajtimit gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky propozim u aprovua nga gjykatësi Arben Xheladini, i cili detyroi të paditurën Kompaninë e Sigurimeve “Dukagjini” që paditësit në emër të shpërblimit të dëmit material dhe jo material për lëndimet e pësuara në aksidentin e  26 korrik 2016, t’ia paguaj shumën prej 800 euro.

Po ashtu e paditura obligohet që t’ia paguajnë edhe shpenzimet e procedurës në shumën e përgjithshme prej 390 euro, të gjitha këto në llogarinë e përfaqësuesit të paditësit, avokatit Visar Musa, në afat prej 15 ditësh nga lidhja e këtij pajtimi gjyqësor.

Ndërsa përfaqësuesi i paditësit, avokati Visar Musa, ka hequr dorë nga kërkesëpadia lidhur me paditëset L.I. dhe R.I.

Ndryshe, sipas padisë së ushtuar më 7 tetor 2016, paditësit Q.I., L.I. dhe R.I., po kërkonin nga e paditura, kompania e sigurimeve “Dukagjini”, kompensimin e dëmit material dhe jo material.

Në padi thuhet se paditësit E.R. më 26 korrik 2016, i është shkaktuar aksident trafiku, në të cilin aksident paditësi Q.I., L.I., dhe R.I, kanë pësuar dëme material dhe jo material, të cilin aksident e ka shkaktuar vozitësi i automjetit “Renault Espase”, i sigurua tek Kompania e Sigurimeve “Dukagjini”.

Prandaj me anë të kësaj padie, paditësi po kërkon nga gjykata që kërkesëpadia të aprovohet si e bazuar dhe që të detyrohet e paditura, kompania e sigurimeve “Dukagjini”, që në emër të dëmit material dhe jomaterial t’ia kompensojnë paditësit, dhe atë me kamatë ligjore prej 12%. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë