Arrihet marrëveshje gjyqësore në mes BKS dhe të paditurit për rimbursim të dëmit mbi 400 euro

Raporton: Arlinda MUQA

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, në seancën e së hënës u arrit marrëveshje gjyqësore në mes Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) dhe të paditurit Getuart Hoti, ku ky i fundit do bëjë rimbursimin e dëmit në vlerë prej 435 euro.

Pas konsultimit, palët ndërgjyqëse, përfaqësuesja e paditësit, Rita Mazrekaj dhe i padituri Getuart Hoti, i propozuan gjykatës për miratim të marrëveshjes gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një propozim të tillë e miratoi gjyqtari i çështjes Veton Ademaj, ku detyroi të paditurin Getuart, që paditëses Byroja Kosovare e Sigurimit, t’ia paguajë shumën prej 435 euro.

I njëjti u obligua edhe me taksën gjyqësore në vlerë prej 20 euro, e të gjitha këto në afat prej 9 muaj.

Pasi që marrëveshja gjyqësore ishte miratuar në tërësi, e cila ka fuqinë e titullit juridiko-përmbarimore, lënda u procedua si lëndë e përfunduar.

Ndryshe, sipas padisë, së ushtruar më 16 korrik 2018, paditësi Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka ushtruar padi kundër të paditurit Getuart Hoti, për rimbursimin e dëmit material dhe jomaterial, në vlerë prej 435 euro.

Sipas padisë, i padituri më 14 shtator 2015, në Pejë ka shkaktuar aksident trafiku me motoçikletë dhe deri te aksidenti kishte ardhur kur automjeti ‘’A’’ të cilin e drejtonte Getuart Hoti, i cili nga pakujdesia i shkakton dëme të dëmtuarit Leonard Kuqi. /BetmipërDrejtësi

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë