Obiliq – Është arrestuar e dyshuara që theri me thikë një të mitur të hënën në Obiliq.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, të cilit më pas i është ofruar trajtim mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet tutje në raport 24 orësh të Policisë.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar dje për këtë rast. /BetimipërDrejtësi