Arrestohet shtetasi serb nën dyshimin se ia vodhi 3 mijë euro në shtëpi bashkëfshatarit

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Kamenisë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar S.N (61-vjeçar) nën dyshimin se ia vodhi viktimës P.A (83-vejçar), 3 mijë euro në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë, Komuna e Kamenicës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se ankuesi kishte raportuar të enjten në polici se  persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur paratë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më pas thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Kamenicë, menjëher kanë filluar hetimet në lidhje me rastin e vjedhjes.

“Njesia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojn të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njejt fshat si i dyshuar për këtë rast. Te i dyshuari S.N. janë gjetë dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit i është konfiskuar edhe nje pushkë gjysmë automatike pa fishekë.

“I dyshimti fillimisht është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistu në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit është njofu lidhur me rastin, dhe i njejti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritet kallxim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në PTh”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë