Arrestohet shtetasi serb, dyshohet se hyri ilegalisht në territorin e Kosovës

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja, i dyshuari (shtetas i Serbisë) ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në Kosovë përmes pikëkalimeve kufitare të rregullta, ka hyrë në mënyrë ilegale.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Stanqiq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Është ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti gjatë legjitimimit ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në Kosovë përmes pikë kalimeve të rregullta kufitare ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe gjyqtari, kurse pas procedimit të rastit në gjykatë i dyshuari është liruar. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë