Arrestohet shtetasi i huaj në ANP “Adem Jashari”, dyshohet se po udhëtonte me dokument të falsifikuar
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është arrestuar një shtetas i huaj, nën dyshimin se i njëjti po udhëtonte me dokument të falsifikuar.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shtetas i huaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me dokument të falsifikuar të lëshuar nga një shtet tjetër”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është në procedurë hetimore. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.