Arrestohet pronari i një restoranti në Rahovec, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kanosi me armë një person
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Rahovec- Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar një person (pronar i një restoranti) nën dyshimin se i njëjti nën dyshimin e alkoolit ka kanosur me armë zjarri viktimën.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:15, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pronar i restorantit) pasi që i njëjti pas një konflikti verbal me viktimën mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit)e ka kanosur me armë zjarri. Arma me pesë copë fishekë është sekuestruar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.