Arrestohet personi që dyshohet se kanosi inspektorin sanitar në Gjilan

Arrestim (2)
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Korrik 30, 2020

Gjilan – Të mërkurën, në Komunën e Gjilanit, është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka kanosur inspektorin sanitar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti thuhet se ka ndodhur në orën 22:35, ndërkaq inspektori sanitar ishte në kryerje të detyrës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi