Arrestohet pasi deklaronte rrejshëm se i janë tërhequr paratë nga dikush tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një 44-vjeçar nën dyshimin se ka deklaruar rrejshëm se i janë tërhequr para nga banka.

Sipas hetimeve policore, i dyshuari i kishte tërhequr vetë paratë, ndërsa, raportonte se dikush ia merrte paratë.

Pas interivistimit, me urdhër të prokurorit lënda e të dyshuarit ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“. Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave. Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’. Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./BetimipërDrejtësi.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë