Arrestohet një person në Podujevë për hapje të lokalit në kundërshtim me vendimin e Qeverisë

policia-2-780x439
Author

Raporton: Florentina Osmani

Mars 25, 2020

Podujevë – Është arrestuar një person në Podujevë, si i dyshuar për hapje të lokalit në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në njoftimin e zyrtar të Komunës së Podujevës, policia e vlerëson stabile gjendjen e sigurisë në vendin në fjalë.

“Komandanti i Stacionit Policor, Bekim Zogiani, tha se gjendja e sigurisë në Komunë është stabile. Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë vazhdimisht janë në terren dhe po përcjellin zbatimin e rekomandimeve. Ndaj bizneseve që nuk respektojnë udhëzimet në situatën e emergjencës shëndetësore, po ndërmerren masa adekuate administrative”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi