Arrestohet një person në Pejë pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ngacmuar viktimën

Arrestim
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Korrik 21, 2021

Pejë – Stacioni Policor në Pejë ka arrestuar një të person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të ngacmimit.

Një njoftim i tillë është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 19 korrik 2021, në ora 08:30.

Sipas këtij raporti, i njëjtë është arrestuar pasi që dyshohet se në gjendje të dehur përmes rrjetit social, ka ngacmuar viktimën femër.

Aty thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BetimipërDrejtësi