Arrestohet një person në Mitrovicë pasi u kap me thikë në dorë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mitrovicë – Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, pasi derisa Policia ishte duke patrulluar, ka hasur në të duke mbajtur një thikë në dorë.

Personit të arrestuar i është konfiskuar thika dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe moszbatim i urdhrit të personit zyrtar”.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:40 në rrugën Kollashniska të Mitrovicës./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë