Arrestohet një person në Mitrovicë pasi dyshohet se veproi në kundërshtim me masat Qeverisë së Kosovës

ffff
Author

Raporton: Amir BUNJAKU

Prill 2, 2020

Mitrovicë – Të mërkurën është arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak të veprimit në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19.

Këtë për “Betimin për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Dje vetëm një rast ka qenë në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kryesit e kësaj vepre penale mund të dënohen deri në dy vite burg.

“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në nenin 250 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi