Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se ka vjedhur pako të cigareve në vlerë rreth 600 euro

Arrestim
Author

Raporton: Amir BUNJAKU

Maj 21, 2020

Mitrovicë – Të mërkurën është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka vjedhur pako të cigareve në vlerë rreth 600 euro.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë natës nga një dyqan kishte vjedhur pako të cigareve në vlerë 500 deri 600 euro. Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit dhe janë gjetur pakot e cigareve të cilat janë konfiskuar.” thuhet në raport.

Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës vepra penale e vjedhjes së rëndë, për të cilën dyshohet i lartpërmenduri, mund të dënohet prej 3 deri në 10 vjet burg. /BetimipërDrejtësi