Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se i dehur ka shtënë me armë në një lokal
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se i dehur ka shtënë me armë në një lokal, drejt dyshemesë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se lidhur me rastin nuk ka të lënduar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.