Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë në motel
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar një person, nën dhyshimin se i njëjti ka dhunuar një vajzë në motel.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 29 maj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtēsi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë