Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet se plagosi me pistoletë bashkëshorten e tij

Arrestim (1)
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Korrik 30, 2020

Klinë – Të mërkurën është arrestuar një person në Klinë, pasi dyshohet se ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje paraprake.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, i dyshuari gjatë transportimit të viktimës për në drejtim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka shkaktuar vet-aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar të dy pasagjerët.

“Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Kurse nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti është cilësuar si vepër penale “vrasje në tentativë”. /BetimipërDrejtësi