Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se kanosi një grua përmes telefonit

Raporton: Genta PAJAZITI

KamenicëPolicia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Kamenicë, nën dyshimin se përmes telefonit ka kanosur një grua.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kërcënuar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë