Arrestohet një person në Istog për vjedhje të gjërave ushqimore

Istog
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 24, 2020

Istog – Një person është arrestuar në Komunën e Istogut, me dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes.

Sipas zyrës për informim publik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, një person nëpunës në marketin “Banana Center”, më 23 mars 2020 ka raportuar në polici rastin, se një i dyshuar kishte vjedhur në marketin e lartcekur disa gjëra ushqimore në vlerë prej 13 euro.

“Pas kësaj policia iu ka përgjigjur rastit, dhe kanë arrestuar të dyshuarin. I dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftimin publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Përndryshe në Komunën e Istogut ky është arrestimi i tretë, që nga koha kur Republika e Kosovës ka identifikuar rastet e para me koronavirus.