Istog – Të martën është arrestuar një person në fshatin Banjë të Komunës së Istogut, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar më pas një AK 47, një revole dhe shtatë fishekë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ku me rekomandimin e të cilit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /BetimipërDrejtësi