Arrestohet një person në Istog nën dyshimin për rrëmbim të viktimës femër ditë më parë

arrestim-pranga-600-780x439-1 (2)
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Shkurt 23, 2021

Istog – Është arrestuar një person, mashkull kosovar në Komunën e Istog nën dyshimin që ditë më parë ka rrëmbyer viktimën femër kosovare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti i rrëmbimit kishte ndodhur në fshatin Drejë të Komunës së Istogut, me 18 shkurt 2021 në ora 17:30 minuta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, thuhet në raportin në fjalë

Aty thuhet se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi