Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës

Gjakove
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Maj 22, 2020

Gjakovë – Një person është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentet e veturës së tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës. Automjeti është sekuestrua, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim të Policisë. /BetimipërDrejtësi